Feronikeli është mjaftuar me një gol për të arkëtuar pikë të plota përballë Ulpianës në ndeshjen javës së tetë në BKT Superligën e Kosovës në futboll.
Në takimin e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, goli i vetëm u realizua në pjesën e parë.
Rezultatin e zhbllokoi Drilon Leku duke realizuar me kokë në minutën e 26-të të kësaj sfide.
Skuadrat tentuan të shënonin edhe në vazhdim të pjesës së parë, si edhe në fraksionin e dytë, mirëpo nuk u shënuan gola të tjerë.
Kjo ishte fitorja e tretë e Feronikelit në këtë fillimsezoni që ka regjistruar edhe një barazim dhe katër humbje dhe qëndron në kuotën e dhjetë pikëve.
Ulpiana ndodhet në zonën e rrezikut me gjashtë pikë të arkëtuara në tetë xhiro – një fitore, tri barazime dhe katër humbje.