Feronikeli dhe Ulpiana janë dy skuadrat simpatike këtë edicion në Superligë.
Edhe pse pritjet nuk janë të mëdha për këto dy ekipe, ato kanë befasuar disa herët këtë edicion.
Befasitë e fundit këto dy skuadra i shkaktuan javën e kaluar, kur Nikli ndali Ballkanin në Suharekë në barazim 0-0, derisa Ulpiana i mori një pikë Prishtinës pas barazimit 1-1 në kryeqytet.
Dy skuadrat luajnë futboll të bukur dhe takimi mes tyre në Drenas pritet të jetë shumë interesant.
Formacionet zyrtare:
Feronikeli: Smakiqi, Lladrovci, Bejta, Morina, Shala, Pllana, Maliqi, Shabani, Ahmeti, Leku, Gashi.
Ulpiana: Blakçori, Gjoni, Makolli, Emini, Rapuca, Mustafa, Shala, Rezi, Iran, Qerim, Santosi.