Feronikeli përballet me Ulpianën në Drenas, formacionet zyrtare

Feronikeli përballet me Ulpianën në Drenas, formacionet zyrtare

Feronikeli dhe Ulpiana janë dy skuadrat simpatike këtë edicion në Superligë.

Edhe pse pritjet nuk janë të mëdha për këto dy ekipe, ato kanë befasuar disa herët këtë edicion.

Befasitë e fundit këto dy skuadra i shkaktuan javën e kaluar, kur Nikli ndali Ballkanin në Suharekë në barazim 0-0, derisa Ulpiana i mori një pikë Prishtinës pas barazimit 1-1 në kryeqytet.

Dy skuadrat luajnë futboll të bukur dhe takimi mes tyre në Drenas pritet të jetë shumë interesant.

Formacionet zyrtare:

Feronikeli: Smakiqi, Lladrovci, Bejta, Morina, Shala, Pllana, Maliqi, Shabani, Ahmeti, Leku, Gashi. 

Ulpiana: Blakçori, Gjoni, Makolli, Emini, Rapuca, Mustafa, Shala, Rezi, Iran, Qerim, Santosi.

Related Articles