Festa e hapjes së negociatave me BE-në, Von der Leyen uron në shqip: Ky është suksesi juaj (VIDEO)

Festa e hapjes së negociatave me BE-në, Von der Leyen uron në shqip: Ky është suksesi juaj (VIDEO)

Presidentja e Parlamenti Evropian, Ursula Von der Leyen, ka uruar shqiptarët për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian,  nëpërmjet një video mesazhi në koncertin festiv në Tiranë.

Von Der Leyen ka falënderuar në gjuhën shqipe shqiptarët për punën dhe suksesin që arritën për hapjen e negociatave me BE-në, që sipas saj është çast historik.

“Sa çast prekës dhe historik për Shqipërinë dhe për BE-në. Jam shumë e lumtur të jem pjesë e festimeve tuaja. Urime nga thellësia e zemrës sime. Më në fund mund të nisim negociatat. Ky është mbi të gjitha suksesi juaj. Falë jush mbi të gjitha, ju siguruat që të hapen negociatat, çuat në mënyrë të qëndrueshme në rrugën e saj evropiane. Ju forcuat shtetin ligjor. Një e ardhme e bërë nga e Evropa, e bërë nga ju. Faleminderit”, tha Von de Leyen.

Related Articles