Shkëndija kalon në raundin e tretë të Ligës së Konferencës

Shkëndija kalon në raundin e tretë të Ligës së Konferencës

Shkëndija e tetovës ka fituar ndeshjen ndaj Valmerias me rezultatin 3:1 të enjten për të kaluar në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Golin e parë e shënoi Ezgon Bejtullai në minutën e 11-të. Ekipi nga letonia barazoi rezultatin në 1:1 në minutë të 25-të, por Lupçe Doriev në minutën e 33-të ktheu epërsinë. Për 3:1 u përkujdes në minutën e 85-të, Florent Ramadani.

Shkëndija në raundin e tretë do të përballet me AIK-un e Suedisë.

Related Articles