Një person ka mbetur i vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur gjatë festës që shpërtheu në Napoli, pasi ekipi fitoi Scudetton pas 33 vitesh.
Personi që mbeti i vrarë është një 26-vjeçar, i cili mori plagë nga arma e zjarrit, ndërsa shtatë personat e tjerë u plagosën nga fishekzjarrët, shkruan Reuters.
Festa e gjithë qytetit të Napolit nisi që nga mbrëmja e vazhdoi deri në orët e vona të mëngjesit, ku të paktën 20 mijë njerëz ishin vetëm në sheshin Piazza del Plebiscito.