Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, përmes një postimi në Facebook, është shprehur se sot festohet 15-vjetori i lidhjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Gjermanisë.
Ai tregoi se çka i kishte thënë presidenti gjerman Kohler, presidentit Sejdiu më 20 shkurt 2008.
“I nderuar President,Kam nderin t’ju njoftoj që Republika Federale e Gjermanisë e njeh Republikën e Kosovës si shtet të pavarur. Populli gjerman përshëndet Republikën e Kosovës si anëtare të bashkësisë së shteteve të lira dhe të pavarura të botës. Kështu iu drejtua Presidenti gjerman Köhler Presidentit Sejdiu më 20 shkurt 2008, njohje të cilën e pranoi nga Ambasadori gjerman Karl-Albrecht Ëokalek”, ka bërë të ditur Ajeti.
Ai tha se vendosja e marrëdhënieve diplomatike, raportet mes dy vendeve tona janë zhvilluar, thelluar dhe avancuar, siç u shpreh ai, në mënyrë të vazhdueshme dhe në të gjitha fushat.
“Andaj, sot festojmë 15-vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Gjermanisë. Një miqësi tradicionale, historike dhe e ngushtë e karakterizuar me një marrëdhënie besimi reciprok ndërmjet dy shteteve dhe dy popujve tanë”.
“Që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, raportet mes dy vendeve tona janë zhvilluar, thelluar dhe avancuar në mënyrë të vazhdueshme dhe në të gjitha fushat. Si asnjëherë më parë, jemi të vendosur që bashkarisht të forcojmë edhe më tej miqësinë dhe bashkëpunimin tonë. Jemi të bekuar me një miqësi të tillë historike ndërmjet nesh”, ka shkruar tutje Ajeti.