Drita ka arritur rezultat shumë të mirë në ndeshjen e parë ndaj Royal Antwerp.
Skuadra kosovare ka barazuar pa gola ndaj Royal Antwerp, 0 me 0.
Ky rezultat është shumë pozitiv për Dritën pasi që ndeshja kthyese do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, atje ku klubi kosovar ka treguar disa herë forcën në garat evropiane.
Drejtori i kësaj skuadre, Feti Murseli tha për ‘GazetaBlic Sport’ se futbollistët meritojnë shumë respekt për paraqitjen e tyre në Belgjikë.
“Një ndeshje shumë e fortë për cilën lojtarët tanë meritojnë shumë respekt. Një punë shumë e madhe e kryer deri në gjysmë, sepse gjysmën tjetër e kemi në Kosovë. Paraqitje shumë e mirë dhe presim edhe më shumë nga këta djem që janë vërtet të talentuar”, tha fillimisht Mureseli.
Më pas, ai foli edhe për ndeshjen e kthimit, ku tha se duhet t’i tregojmë kundërshtarit se jemi klubi mbretëror i vendit tonë.
“Ndeshja e kthimit është një histori më vete. Nëse ata ishin klubi mbretëror i Belgjikës në tokën e tyre, ne duhet t’ju tregojmë se ne jemi klubi mbretëror i vendit tonë. Këtë punë intelektualët e dëshmojnë më së miri në ndeshjen e radhës“, përfundoi ai.