Feynoordi të enjten do të ballafaqohet me Dritën në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të rrethit të dytë në Conference League.
Gjiganti holandez këtë ndeshje e ka marrë shumë seriozisht derisa sot ka bërë një trasnferë me peshë.
Kështu, Feyenoord ka përforcuar radhët e veta me futbollistin mjaft cilësor, Alireza Jahanbakhsh, i cili në tri sezonet e kaluara ishte pjesë e Brighton në Premierligë.
Ai zhvilloi 50 ndeshje me Brighton duke realizuar dy gola në proces. Pozita e tij është mesfushor ofensivë.