Federata e Futbollit e Kosovës nëpërmjet një postimi në fb ka sqaruar për të gjithë futbollistët dhe opinionin e gjerë në Zvicër dhe vendet e tjera evropiane se nuk ka organizuar asnjë Këshill apo Komitet në Diasporë.
“FFK së fundmi është informuar se persona të paautorizuar kanë hapur uebfaqe me emrin dhe logon e FFK-së (ffk-kosova.ch), ku edhe kanë vendosur emrat e kinse Komitetit për Zvicër”, thuhet në njoftimin e tyre.
Postimi i plotë:
Kjo Federatë ka bërë me dije se i vetmi përfaqëses legjitim i FFK-së është Flamur Bunjaku, që njëherësh është anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, duke shtuar se, të tjerë emra të cilët janë përfshirë në uebfaqen e paautorizuar, disa prej tyre janë të njohur për ta e disa të tjerë nuk i njohin fare. /Gazeta Enigma/