FFK dënon dhunën dhe mbështet talentin Belgin Jashari

FFK dënon dhunën dhe mbështet talentin Belgin Jashari

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka mirëpritur sot futbollistin e ri Belgin Jashari, i cili u sulmua në mënyrë të papranueshme gjatë një ndeshjeje, ngjarje që shkaktoi reagime të gjera në publik.

FFK dënon ashpër çdo formë dhune dhe ka marrë masa ndaj lëshimeve organizative të klubit vendas, sipas rregulloreve.

FFK zotohet të luftojë diskriminimin dhe të promovojë barazinë, respektin dhe bashkimin në futboll, duke mos toleruar akte me sfond racor, gjinor apo fetar.

Federata shpreh krenari për forcën e Belginit dhe premton mbështetje për të dhe të gjithë të rinjtë që ndjekin ëndrrat e tyre në futboll.

Related Articles