Federata e Futbollit e Kosovës ka marrë vendim për të dënuar trajnerin e KF Rilindja 1974, Faruk Statovci, me dy ndeshje pezullim pas sjelljes së tij ndaj gjyqtarëve gjatë dhe pas ndeshjes së fundit.
Sipas njoftimit zyrtar të Komisionit Disiplinor të FFK-së, Statovci ka shpërthyer me fyerje dhe akuza ndaj arbitrave, fillimisht gjatë rrugës për në zhveshtore pas pjesës së parë dhe më pas edhe pas përfundimit të ndeshjes.
“Kryetrajneri i KF ”Rilindja 1974”, Faruk Statovci nr ID 010099M79. Pas përfundimit të pjesës së parë duke shkuar në zhveshtore filloi me fyrje, akuza dhe ofendime në drejtim të gjyqtarëve deri në zhveshtore , mirëpo nuk mbaroi me kaq sepse pas përfundimit të ndeshjes, kryetrajneri i KF “ Rilindja 1974”, Faruk Statovci përsëri vazhdoi me fyrje, akuza dhe ofendime ndaj gjyqtarëve mirëpo falë intrevenimit të policisë u evitua më e keqja. Sipas raportit të personave zyrtar në ndeshjen Rilindja 1974 –Istogu. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika C i Rregullores disiplinore;
Dënohet me 2 (dy ) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK”, thuhet në njoftim.