Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se Komisioni i Shkallës së Parë për Licencimin e Klubeve për garat e UEFA-s janë licencuar katër skuadra nga Superliga e Kosovës.
Skuadrat e licencuara nga Superliga janë: SC Gjilani, FC Drita, KF Llapi dhe KF Ballkani
Ndërkaq nga Liga e Parë e femrave për licencë kanë aplikuar KFF Ep-Com dhe KFF Mitrovica. KFF Mitrovica është licensuar, kurse aplikimi i KFF Ep- Com është refuzuar nga Komisioni i Shkallës së Parë, ndërsa pas ankesës së këtij klubi, Komisioni i Shkallës së Dytë ka vendosur që edhe KFF Ep-Com të licencohet.
Për shkak të mospërmbushjes së të gjitha kritereve të kërkuara nga Superliga e meshkujve nuk janë licencuar FC Prishtina, KF Dukagjini, FC Malisheva dhe KF Drenica.
Klubet e palicensuara, kanë afat ankese sipas rregullores së UEFA-s për licensimin e klubeve për garat evropiane.