FFK nuk e licencoi për garat evropiane, Prishtina paralajmëron ankesë edhe në UEFA

FFK nuk e licencoi për garat evropiane, Prishtina paralajmëron ankesë edhe në UEFA

Komisioni i Shkallës së Parë për Licencimin e Klubeve për garat e UEFA-së, ka marrë vendimet në lidhje me procesin licencues për edicionin 2023/24 të garave të UEFA-së.

Nëntë ekipe janë licencuar, kurse tri të tjera jo.

Në mesin e skuadrave që nuk u licencuan për garat evropiane është edhe Prishtina, finaliste e Kupës, e cila pret të garojë në Evropë në sezonin 2022/23.

FFK nuk dha arsyet e moslicencimit, kurse Gazeta Express kontaktoi me drejtorin e Prishtinës, Artan Osmanin, që tha se do të ankohen edhe në UEFA.

“E kemi afatin për ankesë. Na kanë thënë që nuk ju kemi licencuar pasi e keni balancin neto negativ -10%. Pra na kanë thënë se i keni shpenzuar 1 milionë, por i keni fituar vetëm 900 mijë prandaj nuk licencoheni dhe e marrin vendim përjashtimin nga garat. Deri më 25 maj është afati për ankesë. Praktikisht të njëjtin rast kemi me paraqit edhe në UEFA. Me qëllim e kanë bërë, krejt e dinë pse”, tha ai.

Përveç Prishtinës, nuk u licencuan as Ferizaj dhe Drenica.

Related Articles