Java e 35-të në Superligë e zjarrtë: Ndeshjen kryesore e gjykon Dardan Çaka, delegimet e plota

Java e 35-të në Superligë e zjarrtë: Ndeshjen kryesore e gjykon Dardan Çaka, delegimet e plota

Java e 35-të në Superligën e Kosovës në futboll do të zhvillohet nesër (e shtune) me fillim nga ora 15:00.

Në kuadër të kësaj jave do kemi ndeshje të zjarrta, ku do marrim përgjigje si për kreun e tabelës, daljen në garat evropiane dhe gjithashtu për luftën për mbijetesë, raporton Gazeta Enigma.

Ndeshje e zjarrtë do të luhet në Suharekë, ku skuadra e Ballkanit kërkon pikët e plota ndaj Ferizajt për të shkuar sigurt drejt titullit kampion. Drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndajë Dardan Caka me asistentët Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa dhe Bardh Ajeti do jetë gjyqtar i katërt. Në dhomën e VAR-it do jenë Eridon Podvorica dhe Arbnor Bullatovci.

Interesant pritet të jetë edhe në Gjilan ku skuadra e Dritës i bën konak Malishevës. ‘Bilbili kryesor i është besuar Genc Nuzës me asistentët Fatlum Berisha, Bujar Selimaj dhe gjqytar i katërt Arben Halilaj. Në VAR do të jetë Vigan Ibërdemaj dhe Lumturije Muhadri.

Më poshtë Gazeta Enigma ua sjellë delegimet e plota për javën e 35-të: /Gazeta Enigma/

Related Articles