Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme Komiteti Ekzekutiv I FFK-së sot ka mbajtur mbledhjen e radhës nën drejtimin e presidentit Agim Ademi ku kanë marrë disa vendime.
FFK-ja ka njoftuar se nuk ia ka vazhduar kontratat trajnerit të Kombëtares U19 Ramiz Krasniqit, Arsim Abazit të Kombëtres U17 te meshkujt, Kushtrim Munishit përzgjedh i Kosovës U19 te femrat dhe Arben Simitçiut përzgjedh i Kombëtares A në futsal.
“KE analizoi dhe shqyrtoi punën dhe rezultatet e Kombëtareve U19 meshkujt, U17 dhe U19 të femrave si dhe Kombëtares A në futsall. Ndaj në bazë të rezultateve të treguara FFK-ja nuk do të vazhdojë bashkëpunimin me përzgjedhësit dhe bashkëpunëtorët e tyre, me Ramiz Krasniqin përzgjedhës i Kombëtares U19, me Arsim Abazin përzgjedhës i Kombëtares U17 të meshkujve, me Kushtrim Munishin përzgjedhës i Kombëtares U19 të femrave si dhe Arben Simitçiu përzgjedhës i Kombëtares A futsall.KE i falënderon për angazhimin dhe kontributin e tyre gjatë kësaj periudhe”, thuhet në njoftimin e FFK-së.