FFK pranon kërkesën e Ballkanit, shtyhet ndeshja me Dritën

FFK pranon kërkesën e Ballkanit, shtyhet ndeshja me Dritën

Derbi i xhiros së ardhshme në mes Dritës dhe Ballkanit nuk do të zhvillohet.

Kjo pas kërkesës së klubit suharekas, që këtë takim ta luajë në një datë tjetër për shkak të ndeshjeve në Evropë.

Kampioni i Kosovës do të përballet me Bate Borisovin në fazën e playoff-it në Ligën e Konferencës.

“Komisioni Garave e ka aprovuar kërkesën e FC Ballkani, që ndeshjen e javës së 3-të të Albi Mall Superligë, ndërmjet FC Drita – FC Ballkani, e cila ka qenë në program të zhvillohet më datë 27.08.2023, ta shtyjë për një datë tjetër, për arsye të interesit të futbollit të Kosovës, ngase FC Ballkani më 24 dhe 31 gusht i zhvillon ndeshjet e rëndësishme të “play-off”-it kundër Bate Borisovit për kualifikime në fazën e grupeve në UEFA Conference League”, thuhet në njoftim.

Related Articles