FIBA largon Serbinë nga grupi me Kosovën

FIBA largon Serbinë nga grupi me Kosovën

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) ka hequr Serbinë nga grupi me Kosovën, pasi që javën e kaluar dy kombëtaret u futën në të njëjtën vazo, gjatë shortit për lojën kompjuterike “eSports Basketball eFIBA”.

Në vend të Serbisë, FIBA ka futur në grup Britaninë e Madhe.

Tani Kosova është në grup me Francën, Britaninë e Madhe, Italinë, Zvicrën, Suedinë dhe Greqinë. /Gazeta Enigma

Related Articles