FIFA jep dritën jeshile për Veldin Hoxhën dhe Leon Avdullahun që të përfaqësojnë Kosovën

FIFA jep dritën jeshile për Veldin Hoxhën dhe Leon Avdullahun që të përfaqësojnë Kosovën

FIFA ka dhënë dritën jeshile për Veldin Hoxhën dhe Leon Avdullahun që të përfaqësojnë Kosovën, prej datës 2 shtator. “Dardanët” i ftuan dy futbollistët për ndeshjet e shtatorit, teksa konfirmohet se mund të luajnë në kualifikueset e Botërorit.

Hoxha ishte pjesë e Federatës Kroate të Futbollit. Në anën tjetër, Avdullahu vendosi të largohet nga Zvicra ku me moshat ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit.

Të dy futbollistët janë pritur krahëhapur nga Franko Foda, i cili ka folur pozitivisht. Hoxha është pjesë e Rubin Kazan në Rusi, ndërsa Avdullahu jep kontributin e tij te Hofenheim.

Kosova do të përballet nesër në orën 20:45 me Zvicrën për kualifikueset e Botërorit. Mq 8 shtator ndërkohë, është projektuar sfida me Suedinë po në të njëjtën orë. E para luhet në transfertë dhe e dyta në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Related Articles