FIFA ka bërë të ditur sot (e martë) formacionin më të mirë të vitit në një ceremoni të mbajtur në Doha të Katarit.
Këtë formacion e dominuan lojtarët e Real Madridit ku ishin të përfshirë gjithsej katër prej tyre duke llogaritur edhe Toni Kroos i cili u pensionua këtë vit.
Nuk është një befasi shumë e madhe se madrilenët janë të përfaqësuar me shumë emra në këtë formacion duke marrë parasysh sukseset që kishin.
Dani Carvajal dhe Antonio Rudiger së bashku me Ruben Dias dhe William Saliban kompletojnë fazën e mbrojtjes teksa në portë është Emiliano Martinez.
Në repartin e mesfushës, Jude Bellingham i cili shijoi një sezon ëndrrash me Real Madridin, është renditur së bashku me Toni Kroos dhe fituesin e Topit të Artë, Rodri.
Vinicius Junior i cili fitoi edhe çmimin si lojtari më i mirë në botë, udhëheq fazën e sulmit së bashku me Erling Haaland dhe Lamine Yamal.
Formacioni më i mirë i vitit 2024 nga FIFA:
Martinez, Carvajal, Rüdiger, Dias, Saliba, Rodri, Bellingham, Kroos, Vinicius JR, Haaland, Yamal.
#TheBest FIFA Men's 11 in 2024. 🌟— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) December 17, 2024