FIFA publikon renditjen e re të kombëtareve, Kosova shënon ngritje

FIFA publikon renditjen e re të kombëtareve, Kosova shënon ngritje

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar një ngritje prej dy pozitash në ranglistën e FIFA.

Sot, FIFA ka publikuar renditjen e re të kombëtareve, pas ndeshjeve të muajit mars.

Kombëtarja e Kosovës nga vendi i 109’të – ka kaluar në vendin e 107’të në renditje të FIFA’s. Kjo është renditja më e mirë në historinë e kombëtares tonë.

Kosova në muajin mars ka luajtur dy ndeshje, ku ka shënuar gjashtë gola, e ka pranuar vetëm një.

Në ndeshjen e parë, Kosova luajti me Burkina Fason me 24 mars në “Fadil Vokrri”, ku fitoi me rezultatin e thellë 5:0, kurse me 29 mars, ‘Dardanët’ u ballafaquan me Zvicrën në “Letzingrund”, ku barazun 1:1.

Ndeshjet e ardhshme të Kosovës janë në muajin qershor, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Related Articles