Fillojnë bisedimet e Rusisë me Ukrainën

Fillojnë bisedimet e Rusisë me Ukrainën

Këshilltari i presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podolyak ka thënë se bisedimet me Rusinë në Bjellorusi kanë filluar, sipas Reuters.

Takimi do të fokusohet në arritjen e një armëpushimi të menjëhershëm dhe tërheqjen e forcave ruse, tha në një deklaratë më herët presidenca ukrainase, shkruan skynews, transmeton Gazeta ‘Enigma’.

Delegacioni, i cili mbërriti në rajonin e Gomelit me helikopter, përfshin edhe ministrin ukrainas të mbrojtjes Oleksii Reznikov./Gazeta Enigma/

Related Articles