Evakuimet janë duke u zhvilluar pasi një digë e madhe në rajonin ukrainas Kherson të pushtuar nga Moska është dëmtuar rëndë, raporton BBC News, transmeton Gazeta Enigma.
Ushtria e Ukrainës ka akuzuar forcat ruse për hedhjen në erë të digës në qytetin Nova Kakhovka – megjithëse Moska e mohon këtë.
Të paktën tetë vendbanime të ndryshme në rajonin Kherson janë përmbytur tashmë, tha një zyrtar ushtarak lokal.
Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në rrethin Nova Kakhovka.
Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, fajësoi Rusinë për sulmin, duke thënë se shkatërrimi i infrastrukturës civile ishte një “krim lufte”.
Një zyrtar lokal i instaluar nga Rusia tha se vetëm pjesa e sipërme e termocentralit u shkatërrua nga granatimet, por jo vetë diga, dhe fajësoi për sulmin Ukrainën. /Gazeta Enigma