Fillon dëshminë dëshmitari i 48-të në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Fillon dëshminë dëshmitari i 48-të në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka filluar dëshminë dëshmitari i 48-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar me kodin W01140 në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

“Dëshmitari W01140 ishte banor i Prizrenit. Në qershor të 1999 u rrëmbye edhe u rrah nga anëtarët e UÇK-së. U rrah shumë dhe u kërcënua me vdekje. Gjatë kësaj kohe pa edhe persona tjerë të ndaluar të lënduar. U lirua nga një anëtar i UÇK-së të cilin e njihte më parë. Edhe sot vazhdon të vuaj nga dëmtimet që ka pësuar gjatë asaj kohe”, tha prokurorja Clanton gjatë leximit të përmbledhjes për këtë dëshmitar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ky dëshmitar është me masa mbrojtëse dhe është duke dëshmuar përmes video-lidhjes dhe është duke u marrë në pyetje nga përfaqësuesja e ZPS-së, nga prokurorja Sarah Clanton në seancë private për publikun.

Related Articles