Ka nisur sfida vendimtare e plej-offit ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, në një atmosferë elektrizuese në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Qindra tifozë kanë mbushur tribunat, duke krijuar një spektakël të vërtetë me flamuj, kore dhe entuziazëm të jashtëzakonshëm.
Kjo përballje pritet të jetë vendimtare për fatin e plej-offit, me të dyja skuadrat që synojnë triumfin dhe kualifikimin. Mbetet të shihet nëse Kosova do të arrijë të shfrytëzojë avantazhin e terrenit vendas për të shkruar një tjetër kapitull të rëndësishëm në historinë e saj sportive.
