Fillon vaksinimi i zyrtarëve policorë

Fillon vaksinimi i zyrtarëve policorë

Me përkrahjen dhe në bashkëpunim me Komitetin për imunizim me vaksinen COVID 19, sot ka filluar vaksionimi i zyrtarëve të PK-së me vendbanim në Prishtinë, i cili po realizohet në sallën 1 tetori.

Ky aktivitet po menaxhohet nga Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore pranë Departamentit të Burimeve Nerëzore të PK-së, e cila në bashkëpunim me departamentet tjera policore ka përgaditë planin e vaksionimit, i cili shpërndahet në baza ditore, me qëllim të njoftimit të zyrtarëve për kohën dhe vendin e vaksionimit.

“Vlen të thekesohet, ky proces do të vazhdon deri në përfundim të vaksionimit të të gjithë personelit policor, përderisa deri më tani vaksionimi i personelit të PK-së me rrezikshmëri më të lartë ndaj COVID 19 (me sëmundje kronike) ka përfunduar.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar, për kujdesin e shëndetit të stafit të saj dhe njëkohësisht falënderon personelin mjekësor për trajtimin dhe kujdesin e treguar ndaj zyrtarëve policor”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Related Articles