Filmi kosovar “Bota Jonë” i regjisores Luana Bajrami, bëhet pjesë e Festivalit të Filmit të Venedikut

Filmi kosovar “Bota Jonë” i regjisores Luana Bajrami, bëhet pjesë e Festivalit të Filmit të Venedikut

Sukseset e Kinematografisë së Kosovës po shtohen çdo herë e më shumë, ku një sukses të madh së fundmi e ka shënuar edhe regjisorja dhe aktorja 22-vjeçare nga Kosova, Luana Bajrami me filmin “Bota Jonë”.

Filmi i Bajramit është përzgjedhur në mesin e atyre ndërkombëtar për të garuar në Festivalin e Filmit të Venedikut, në kategorinë “Orizzonti”.

Filmi është bashkëprodhim i Kosovës dhe Francës me financim nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Aide au Cinema du Mond.

Theksojmë që Bajrami me filmin e saj debutues “Luaneshat e Kodrës”, kishte garuar në Festivalin e Kanës në vitin 2021.

Related Articles