Finalja e Kupës së Kosovës në Drenas

Finalja e Kupës së Kosovës në Drenas

Finalja e Kupës së Kosovës në futboll do të zhvillohet në Drenas, raporton Gazeta Enigma.

Ballkani dhe Prishtina do të konkurojnë për trofeun e Kupës në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.

Takimi do të zhvillohet të mërkurën më 22 Maj me fillim nga ora 15:00. Ballkani do ta kërkojë fitimin e Kupës për herë të parë në histori, ndërkohë Prishtina për herë të 9-të. /Gazeta Enigma/

Related Articles