Sonte do të zhvillohet finalja e shumëpritur e Kampionatit Evropian, Euro2024.
Spanja përballë do ta ketë Anglinë, kombëtare këto që luftojnë për trofeun e këtij kompeticioni.
Ndeshja është planifikuar të fillojë në orën 21:00 në Berlin.
E për të parë nga afër finaletn e kësaj gare madhore, të pranishëm pritet të jenë: Princi William, Mbreti i Spanjës Felipe, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe Keir Starmer, kryeministri i ri i Britanisë.
Se kush do ta rrëmbej trofeun për në shtëpi, mbetet të shihet në fare pak orë. /Gazeta Enigma
Finalja e madhe: Spanjë – Angli, pritet të jenë të pranishëm Princi William dhe Mbreti Felipe
