Sonte zhvillohet ndeshja e tretë finale e “Procredit Superliga”.
Në këtë përballje, Bashkimi do të jetë nikoqire e kampionit aktual, Trepçës.
Skuadra prizrenase do të paraqitet pa lojtarin amerikan Kyan Anderson, i cili ka humbur ndeshjet e mbetura për shkak të një lëndimi.
Ndeshja zhvillohet në orën 19:30, në sallën “Sezai Surroi” në Prizren, ndërsa mitrovicasit udhëheqin serinë finale me 2-0.
