Spanja dhe Gjermania sot ndeshen në çerekfinale të EURO 2024, por që nga shumë tifozë të futbollit shihet si një finale para finales, shkruan Gazeta Enigma.
Të dy kombëtaret kanë treguar një performancë të jashtëzakonshme në këtë kampionat, dhe ajo që triumfon sonte sigurisht se do shihet si pretendente kryesore për titull.
Formacionet zyrtare janë këto:
Spanjë: Simon, Carvajal, Le Normand, Laporte, Cucurella, Gonzalez, Rodri, Fabian, Yamal, Morata, Williams.
Gjermani: Neuer, Kimmich, Rudiger, Tah, Raum, Can, Kroos, Sane, Gundogan, Musiala, Havertz.
Ndeshja spektakolare fillon nga ora 18:00. /Gazeta Enigma