Fiorentina ka arritur ta mposht Milanin me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 25-të në Serie A.
Vendasit e nisën më mirë ndeshjen, duke rrezikuar dy herë radhazi me Giacomo Bonaventuran, por pa sukses.
Milani në anën tjetër kishte rast me Olivier Giroud, por portieri Pietro Terracciano ishte në vend.
Edhe pse me raste pjesa e parë nuk solli gola.
Me të filluar pjesa e dytë, Fiorentina fitoi penallti e cila u kthye në gol nga Nicolas Gonzalez në minutën e 49-të për 1-0.
Kuqezinjtë u kthyen me raste me Giroud dhe Theo Hernandez, por në të dy rastet nuk kishte gol.
Milani fitoi penallti në minutën e 79-të, por pasi u rishikua në VAR u anulua.
Fiorentina kishte rast të shtonte epërsinë, por gjuajtja e Luka Jovic u prit nga Mike Maignan.
Por nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë me Jovic që shënoi për 2-0.
Krejt çka bëri Milani ishte një gol me Theo Hernandez në kohën shtesë.
Fiorentina me këtë fitore shkon në kuotën e 31 pikëve në vendin e 12-të, ndërsa Milani ka 47 pikë dhe mban vendin e katërt.