Firma më e madhe e taksive refuzon makinat Tesla

Firma më e madhe e taksive refuzon makinat Tesla

Firma më e madhe e taksive në Paris, G7, ka pezulluar përdorimin e makinave Tesla Model 3, pasi njëra prej tyre u përfshi në një aksident fatal gjatë fundjavës.

Një person ka humbur jetën dhe 20 të tjerë janë lënduar, pasi një drejtues mjeti ka humbur kontrollin e mjetit.

Tesla ka mohuar çdo problem teknik me makinën, e cila ka veçori vetëdrejtuese si drejtimi automatik.

Prokurorët e Parisit kanë hapur një hetim mbi akuzat për vrasje me paramendim.

Të mërkurën, Ministri i Transportit i Francës Jean-Baptiste Djebbari tha gjithashtu se nuk kishte asnjë sugjerim, në këtë fazë, se aksidenti ishte i lidhur me një problem teknik.

Shefi ekzekutiv i “Tesla Europe” i tha ministrit se nuk kishte pasur alarme sigurie për modelin kur ata folën të martën mbrëma.

Mediat franceze thanë se automjeti goditi dy këmbësorë, një semafor dhe një furgon.

Teknologjia ndihmëse e Tesla-s lejon automjetet e saj të drejtojnë, përshpejtojnë dhe frenojnë automatikisht.

Por firma është akuzuar si mashtruese, pasi teknologjia nuk e drejton automatikisht makinën dhe drejtuesve u kërkohet të ruajnë kontrollin dhe vëmendjen gjatë gjithë kohës.

Tesla e ka tregtuar funksionin si një “Autopilot” dhe ka premtuar “vetëdrejtim të plotë”, i cili tani është i disponueshëm për disa përdorues në një version beta.

Përdoruesit kanë abuzuar me sistemin shpesh në të kaluarën, me shembuj që variojnë nga përdorimi i telefonave të tyre ndërsa makina drejton pa mbikëqyrje deri tek ndërrimi i sediljeve të makinës dhe duke mos lënë asnjë shofer në timon.

Në fillim të këtij viti, autoritetet amerikane hapën një hetim zyrtar për sistemin Autopilot, pas 11 përplasjeve të Teslës që nga viti 2018, duke përfshirë automjetet e urgjencës./Gazeta Enigma/

Related Articles