Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu, bashkë me pjesën tjetër të ekipit të xhudos, sot kanë bërë homazhe tek varrezat e familjes Jashari në Prekaz, raporton Gazeta “Enigma”.
Lajmin e ka bërë të ditur trajneri Driton Kuka përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.
“Me përulje para dëshmorëve e martirëve të Kombit”, tha Kuka.
Kujtojmë se në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, Kosova pati paraqitje dinjitoze, ku xhudistet Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu, i rrëmbyen dy medalje olimpike.
Krasniqi mori të argjendtën kurse Fazliu të bronztën. /Gazeta Enigma/