Xhudistja Luara Fazliu është stolisur zyrtarisht me medaljen e bronztë, kështu duke ngritur Flamurin e Kosovës lart në “Paris 2024”.
Fazliu bëhet medalistja e dytë nga Kosova në këtë Olimpiadë, pas Distria Krasniqit që e fitoi të argjendtën.
Kosova tani në total ka pesë medalje olimpike, tri nga to të arta, një të argjendtë dhe një të bronztë. /Gazeta Enigma