Flet babai i Liridonës: Naimi na preu në besë, dyshojmë se e vrau që t’ia marrë pensionin e këto që i takojnë

Flet babai i Liridonës: Naimi na preu në besë, dyshojmë se e vrau që t’ia marrë pensionin e këto që i takojnë

Hajdar Ademaj, babai i 30-vjeçares Liridona Ademaj, ka folur pas ngjarjes tragjike që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, ku e bija mbeti e vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën ‘Dalip Alshiqi’ në Prishtinë.

Pas arrestimit të bashkëshortit të Liridonës, Naim Murselit – nën dyshimet që ka porositur vrasjen e bashkëshortes – Ademaj ka ngritur dyshimet se gjithçka mund të ketë ndodhur me qëllim të përfitimit pasuror.

Në një intervistë për mediumin News24, babai i Liridonës ka thënë se Naimi i ka prerë në besë.

Patën lajmëruar, Naimi, se çika është e vrarë. Jena shku, me gjet çikën se ku është, Polici e në tana anët jena shkuar, dhe e zbuluam. Nesër erdh Naimi te na dhe e kam pyetur fort mirë. Naimi na kishte pas prerë në besë, kur hetova unë mas pari. Dyshova se kurrnifar fjale nuk ma tha mirë këtu kur e pyeta. E pyeta Naim si qe puna, më kallxo. Ia nisi me tregue.

Naimi bleu shtëpi në Kosovë dhe i tha cikës hajde dhe ti këtu. Edhe as një javë nuk ka nejt. Më shumë rrite te ne. Atë ditën që e vranë tha bab do shkoj. U cua e shkoi, kur ka mbërritur në Prishtinë, e ka pyetur burrin e vetë për t’i bërë befasi fëmijëve një darkë. Kur u bë 8:20 minuta, u ni se u vra cupa.

Kemi kërkuar zhvarrosjen e cikës sepse nuk ka çfarë ka me lyp atje, kur burri e ka bërë krimin. Naimi ka bërë krim të madh. Këto vjet i kam bërë, e kurrë skam ndier për këtë lloj krimi.

Falënderoj policinë se janë ka ecin me hapa të sigurt. E kërkojmë drejtësinë deri në pikën e fundit, mos me ndodh më kështu senesh.

Ne dyshojmë se ky ka pasur jetë luksi shumë të madhe, dhe për atë që ta vras unë dhe t’ja marr pensionin e këto që i takojnë. Nuk ka gjë tjetër. Nuk ka pasur konflikte mes tyre. E kemi pritur si më mirë. Me ja bërë këtë faljes së vet, me i lënë fëmijët në rrugë është gjynah. Fëmijët janë në shtëpinë e Liridonës, janë prindërit e tij atje”, ka thënë ai.

Related Articles