Të lënduarit nga aksidenti i djeshëm në Kroaci, janë ende duke vazhduar trajtimin e tyre, ndërsa sot gjatë ditës pritet të bëhet lirimi nga spitali i 17 personave.
Deputetja shqiptare në Kroaci, Ermina Lekaj-Prlaskaj, përmendi që ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla është duke qëndruar atje për të diskutuar për procedurat e mëtejme të transportit të kufomave dhe udhëtarëve me një aeroplan.
”Për momentin gjendja e të lënduarve është stabile. Sot gjatë ditës, pritet që nga spitali të dalin 17 persona. Pastaj shkon procedura e identifikimit”.
”Mendoj që deri tani i kanë identifikuar të gjithë të vdekurit. Ndërkohë ministri i Brendshëm i Kosovës, është në Slavonski Brod, për të disktuar se si ta bëjnë transportin e kufomave dhe transportin e udhëtarëve për në Kosovë, me një aeroplan”.
”Për momentin të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut të jetës. Për shkak të ngarkesës së spitalit, disa pacientë i kanë dërguar në spitale të tjera”, tha ajo në KlanKosova.