Flet drejtori i Spitalit të Pejës, kjo është gjendja e të lënduarve nga aksidenti në Klinë

Flet drejtori i Spitalit të Pejës, kjo është gjendja e të lënduarve nga aksidenti në Klinë

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në fshatin Grabanicë të Klinës, në magjistralen Pejë-Prishtinë, ku kanë mbetur dhjetëra të lënduar, tre prej të cilëve me lëndime më të rënda.

Gazeta Enigma ka kontaktuar me drejtorin e Përgjithshëm të Spitalit të Pejës, Skender Dreshaj, i cili ka konfirmuar që pacientë të lënduar si pasojë e aksidentit, po trajtohen në spital.

Ai ka thënë se ka pacientë me fraktura e ndrydhje në mesin e të lënduarve.

“Po trajtohen pacientë me fraktura dhe ndrydhje”, ka thënë Dreshaj.

Tutje ai ka shtuar se në mesin e të lënduarve është edhe një shtatzënë, por jasht rrezikut pë jetë.

Dreshaj ka theksuar se asnjëri prej të aksidentuarve nuk është në rrezik për jetë.

Aksidentin në Klinë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se në aksident ishin përfshirë katër vetura.

“Sot rreth orës 19:05 në fshatin Grabanicë të Klinës, ka ndodhur një aksident trafiku në mes katër veturasha ku si pasojë 18 persona kanë marrë lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar me autoambulanca e disa të tjerë edhe me vetura private për në spitalin rajonal të Pejës”, ka thënë Rugova./Gazeta Enigma/

Related Articles