Flet vëllai i Donjeta Pajazitaj, pas lirimit të Naser Pajazitaj: Nuk po dimë as qysh me ja bo, jemi lodhë

Flet vëllai i Donjeta Pajazitaj, pas lirimit të Naser Pajazitaj: Nuk po dimë as qysh me ja bo, jemi lodhë

Sot Gjykata Supreme e Kosovës ka marrë vendim për lirimin e Naser Pajazitajt lidhur me rastin e vrasjes së Donjeta Pajazitajt.

Lidhur me këtë vendim të Supremes, në FRONTAL të T7 ka folur vëllai i Donjetës, Shkelqimi. Ai ka thënë se një vendim i tillë ka qenë i papritur dhe se e ka marrë lajmin nga mediat.

Shkelqim Pajazitaj ka thënë se shihej qartë që Donjeta kishte hipur në makinën e të akuzuarit dhe thotë se nuk e kupton pse drejtësia s’po i merr parasysh këto fakte.

“Ka qenë vendim shumë i papritur. Unë në punë jam kanë, prej mediave e kam pa. Kam thanë a është e vërtetë. Unë nuk e di ku janë duke u bazu. Kamerat kanë qenë ku shihet Donjeta tu hypë në gjypin e të akuzuarit. Nuk e di drejtësia pse mos me i besu këto sene. Nuk po dimë as qysh me ja bo, jemi lodhë”, ka thënë Shkelqim Pajazitaj në linjë telefonike.

Ndërkohë sapo është vënë në dijeni se në studio është edhe avokati i Naser Pajazitajt, ai ka kërkuar që ta ndërpres linjën.

“Shumë është treguar i pandërgjegjshëm. E kisha ndërpre krejt linjën, nëse është avokati aty”, ka thënë vëllai i Donjetës.

Ai ka thënë se korrupsioni mund të jetë arsyeja për lirimin e Naser Pajazitajt.

“Unë mendoj se veç korrupsioni mundet me kanë arsyeja. Qysh thash edhe ma herët, vetëm kamerat dhe dëshmia e qikës së tij. Na ka interesu arsyeja dhe bashkëpunëtorët. Ne nuk i dimë me emra, drejtësia mundet me e ditë atë “, ka thënë Shkëlqim Pajazitaj në Frontal.

Related Articles