Flet zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Prizren për seancën skandalit me vota

Flet zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Prizren për seancën skandalit me vota

Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se deri në këto momente ka pranuar katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 11 personave, në mesin e 109 të arrestuarve për manipulim votash në Komunën e Prizrenit.

Zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Prizren, Marcel Lekaj, tha se janë ende në pritje të pranimit të kërkesave nga Prokuroria Themelore në Prizren.

“Ju njoftoj se deri në këto momente Gjykata Themelore në Prizren ka pranuar katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 11 personave. Në orën 14:00 është caktuar një seancë dëgjimore, ndërsa në orën 15:00 është caktuar seanca e radhës, dhe jemi ende në pritje të pranimit të kërkesave nga Prokuroria Themelore në Prizren”, tha Lekaj në një prononcim për media.

Ai njëherësh bëri të ditur se për ditën e sotme do të mbahen katër seanca dëgjimore lidhur me rastin në fjalë.

Related Articles