Afishet në vetura që ua mbulojnë simbolet shtetërore të Serbisë më nuk mjaftojnë.
Drejtuesit e makinave me targa të komunave paralele të Kosovës, do të duhet t’i kenë targat RKS të republikës.
Veçse nga mesnata midis të hënës dhe të martës, paraprakisht do t’i shpërndahen disa qortime.
Fletëqortimi do të përmbajë emrin dhe mbiemrin e shoferit, numrin personal, datëlindjen, datën dhe orën kur është ndalur, po ashtu mjetin që vozitë dhe targat e mjetit dhe më pas mban përshkimin paralajmërues.
“Në mënyrë që të hyni dhe qarkulloni në territorin e Republikës së Kosovës me këto mjete, duhet të paraqiteni në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve dhe të pajiseni me targat më së largu deri më 21.04.2023”.
“Në bazë të Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr.05/103 të datës 28.10.2022 për pronarët e mjeteve me targa regjistrimit të “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, DA” ,“ĐA”, do të shqiptohet gjobë sipas legjislacionit në fuqi. Pas datës 21.04.2023 këto mjete nuk mund të regjistrohen me targa RKS, të hyjnë apo të qarkullojnë në dhe përmes territorit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimi e Policisë së Kosovës
Vendimi i Qeverisë parasheh që nga data 21 janar 2023, për të qarkulluar në Kosovë, pronarët e automjeteve duhet të pajisen me targa provuese.
Nëse ata e bëjnë këtë deri para datës së lartë përmendur për ta do të ketë lehtësira, në taksat doganore, taksën administrative në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve, tarifën për targa dhe tarifën për pajisje me certifikatë të regjistrimit të Automjetit.