Boksieri shqiptar, Florian Marku do ta zhvillojë sonte njëren prej përballjeve më të rëndësishme në karrierë.
Marku do të përballet sonte me boksierin nga Ukraina, Maxim Prodan në kërkim të fitores.
Në “Tottenham Hotspur Stadium”, sonte përballja do të zhvillohet në dhjetë runde në divizionin e peshave të mesme.
Marku do të hyjë në ring me një rekord prej tetë fitoreve dhe një barazim, gjashtë prej tyre me nokaut.
Kurse, Prodan ka një rekord prej 19 fitoreve, zero humbjeve dhe një barazim, 15 prej të cilave me nokaut.
Përballja pritet të nis rreth orës 19:00 (me kohën lokale në Kosovë).
Kjo sfidë do të transmetohet në Sky Box Office HD, por edhe në DAZN.