Llapi dhe Drenica zhvillojnë ndeshjen kryesore të ditës, Ulpiana nikoqir i Dukagjinit në Suharekë

Llapi dhe Drenica zhvillojnë ndeshjen kryesore të ditës, Ulpiana nikoqir i Dukagjinit në Suharekë

Në kuadër të elitës së futbollit kosovar, sot do të zhvillohen dy ndeshje tejet interesante.



Pasditja e sotme do të jetë e rezervuar për dy ndeshje të javës së gjashtë të Superligës së Kosovës.

Sfida kryesore e ditës së sotme do të zhvillohet në stadiumin në Merdare.

Llapi është nikoqir i Drenicas me fillim nga ora 15:00, ku të dyja skuadrat e kërkojnë fitoren.

Llapjanët janë në presion më të madh pasi që nuk kanë shijuar ende fitoren këtë edicion.

Nga ana tjetër, në stadiumin e qytetit në Suharekë, Ulpiana nga Lipjani është nikoqir i Dukagjinit të Klinës.

Ulpiana vjen super e motivuar pas fitores 2:3 ndaj Gjilanit në Gjilan, teksa Dukagjini pas rezultateve të dobëta, kërkon fitoren sot.

Të dyja ndeshjet do të zhvillohen nga ora 15:00.

Related Articles