Fluks i madh nga Kosova drejt Shqipërisë

Fluks i madh nga Kosova drejt Shqipërisë

Pavarësisht kushteve atmosferike dhe reshjeve të shiut, fluksi i lëvizjeve nga Kosova drejt Shqipërisë mbetet i lartë.

Qytetarët kosovarë vijojnë të zgjedhin vendin e Shqipërisë për të kaluar fundjavat, kryesisht në zonat bregdetare, ku një pjesë e tyre kanë edhe banesat apo pronat e tyre.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Pikën Kufitare të Morinit kanë hyrë dhe dalë mbi 17 mijë persona dhe rreth 11 mijë automjete. Sipas të dhënave, fluksi është në rritje nga java në javë me afrimin e sezonit veror.

Ndërkohë, prej datës 1 maj ka hyrë në fuqi edhe marrëveshja për kalimin pa kontrolle të automjeteve me targa të Shqipërisë dhe Kosovës, çka ka lehtësuar ndjeshëm qarkullimin në kufi.

Related Articles