Bashkatdhetarët të cilët po vijnë në Kosovë për të kaluar pushimet verore, po vazhdojnë të përballen me pritje të gjata në vendkalimet kufitare me Serbinë.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar (raporti i orës 08:02), pritjet më të gjata për të hyrë në Kosovë janë në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë, ku për të hyrë në Kosovë nga kjo pikë duhet pritur deri në tri orë e gjysmë, kurse rreth 20 minuta për të dalë.
Kolona e veturave në hyrje të kësaj pike kufitare është 120 metra, kurse në dalje 20-30 metra.
Ndërsa, në Merdar bashkatdhetarët po presin 10 deri në 20 minuta për të hyrë në vendin tonë.
Në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës me vendet e tjera fqinje nuk ka pritje të gjata.
Për të përcjellë gjendjen në kohë reale në pikat kufitare klikoni KËTU.