Rritja e çmimeve në Kosovë ka vazhduar edhe të enjten, raporton Gazeta “Enigma”.
Pas rritjes së djeshme, sot një litër faj është shtrenjtuar edhe më shumë.
Në media po qarkullojnë foto ku shihet se çmimi për një litër vaj në marketet e Kosovës ka shkuar në 3.49 euro.
Ndërkaq, të mërkurën, në një konferencë për media ministrja e Ekonomisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se së bashku me Autoritetin e Konkurrencës janë duke i identifikuar marrëveshjet e tregtarëve, për manipulime të mundshme me produkte në treg. Ajo paralajmëroi se do të marrin masa në rast se hasin në parregullsi. / Gazeta Enigma.