Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) përfundoi konsultimin për Kosovën.
“Drejtorët mirëpritën qëndrueshmërinë e sistemit bankar, i cili ka mbetur likuid dhe i mirëkapitalizuar”, thuhet në komunikatën e FMN-së.
Duke vënë në dukje perspektivën e pasigurt, ata kërkuan vazhdimin e monitorimit të ngushtë të cilësisë dhe likuiditetit të aktiveve bankare dhe theksuan rëndësinë e rritjes së mbikëqyrjes së tregut të banesave.
“Drejtorët mirëpritën angazhimin e autoriteteve për të zbatuar rekomandimet nga Rishikimi i Stabilitetit të Sektorit Financiar 2019 dhe Vlerësimi i Masave Mbrojtëse të vitit 2021. Ata nënvizuan rolin kyç të një banke qendrore të pavarur dhe të përgjegjshme në ruajtjen e stabilitetit financiar”, thuhet në komunikatën e FMN-së.