FMN: Kosova me rritjen më të lartë ekonomike në rajon, Murati: Politikat e Qeverisë po japin rezultat

FMN: Kosova me rritjen më të lartë ekonomike në rajon, Murati: Politikat e Qeverisë po japin rezultat

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se sipas raportit më të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kosova edhe këtë vit pritet të shënojë rritjen ekonomike më të lartë në rajon.

Murati ka theksuar se ky rezultat po arrihet përkundër krizave globale dhe sfidave ekonomike me të cilat po përballet rajoni, duke theksuar se rritja po ndodh pa e thelluar deficitin buxhetor apo borxhin publik.

“Kjo edhe njëherë e dëshmon se politikat e Qeverisë Kurti funksionojnë, dhe njëkohësisht demanton të gjithë ata që prognozonin të kundërtën,” ka deklaruar ministri.

Raporti i FMN-së, sipas Muratit, vlerëson stabilitetin makroekonomik të vendit dhe masat fiskale që kanë kontribuar në ruajtjen e balancës mes rritjes dhe qëndrueshmërisë buxhetore.

Related Articles