Foda: 50 me 50 , kështu do luajmë ndaj Islandës

Foda: 50 me 50 , kështu do luajmë ndaj Islandës

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, tha se është një ndeshje 50-50, përballja ndaj Islandës, e cila zhvillohet nesër.

‘Dardanët’ fituan ndeshjen e parë në Prishtinë me rezultat të ngushtë 2-1 dhe tani do të luajnë në Spanjë ndeshjen e kthimit me një avantazh në duart e tyre.

Foda është pyetur nga gazetarët për mungesën e Aro Muric, i cili tashmë është rikthyer në Angli pas lëndimit që pësoi në ndeshjen e parë.

“Po, sonte e kemi stërvitjen e fundit dhe sot ose nesër unë do të flas me portierët që kam në dispozicion dhe do të marrim vendimin se kush do të jetë në portë”.

Sa i përket kundërshtarit, Foda vlerësoi lartë kualitetin që Islanda ka në fazën ofanzive.

“Siç e kam thënë edhe më herët, kjo ndeshje është 50-50 dhe u dëshmua në ndeshjen e parë, ku të dy kombëtaret ishin tejet të përafërta dhe patën mundësitë e tyre të shënimit”.

“Ne patëm disa mundësi për të realizuar edhe golin e tretë, por nuk i finalizuam ato”, ka thënë fillimisht tekniku gjerman.

“Islanda ka futbollistë tejet cilësor në fazën e sulmit dhe për ne do të jetë e rëndësishme se si do të luajmë kur kundërshtari ka posedimin e topit”.

“Energjia që do të kemi për ta fituar topin kur nuk e kemi në këmbë do të jetë kyçe për të arritur fitoren në këtë ndeshje”.

“Ndonëse po luajmë si mysafir, ne do të tentojmë të bëjmë lojën tonë, të kriojmë raste, të kemi posedimin dhe të shënojmë gola”, përfundoi ai.

Related Articles