Franco Foda është përzgjedhësi i ri i Kombëtares së Kosovës.
Trajneri gjerman është prezantuar sot nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).
Foda bëhet trajneri i pestë që do të drejtojë “Dardanët”, pas Albert Bunjakit, Bernard Challandes, Alain Giresse dhe Primoz Gliha.
57-vjeçari gjithashtu bëhet trajneri i parë gjerman që do të jetë në krye të Kombëtares tonë.
Foda ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare. Ai do të ketë stafin e tij, i cili do të zbulohet më vonë.
Gjatë konferencës së tij të parë si trajner i Kosovës, trajneri nga Mainzi u pyet edhe për Edon Zhegrovën.
“Nuk jam njeri i të kaluarës, por shoh të ardhmen. Zhegrova është lojtar shumë i mirë, do të kalojë shumë mirë me të. Çdo lojtar që është i gatshëm të jap 100% te Kombëtarja e Kosovës, ka gjithmonë derën e hapur”, deklaroi Foda.
Kujtojmë se Zhegrova nuk ishte grumbulluar me Kombëtaren e Kosovës për ndeshjet e nëntorit, pasi ai paraprakisht përmes një letre zbuloisituatën “katastrofale” që po kalon te Kosova.
Por, me ardhjen e Franco Fodas duket se kjo “telenovelë” do të marrë fund.